Ora News - Shembja e banesave në Shkozë, Vokshi: Kriminale, shteti t’u sigurojë strehim

Ora News Emisione 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, e cilësoi kriminale ndërhyrjen e IKMT për prishjen e 153 banesave në Shkozë.
E ftuar në Ora News, ajo tha se ndryshimi që i është bërë projektit fillestar është në kundërshtim flagrant me ligjin.
Vokshi theksoi se para se të ndërhyhej, shteti duhet të kishte strehuar paraprakisht banorët.
Vokshi: Ngjarja me banorët e Shkozës, ajo çka Rama ka porositur si ndërhyrje pa paralajmërim për të shkatërruar 153 ndërtesa është një ngjarje shumë e rëndë, ka impakt jo të vogël jo tek familjet të cilave po u prishen të gjithë ndërtesat që i kanë ngritur me kursimet e tyre. Janë mbi 400 familje që preken dhe mbi 700 banorë që me një të rënë të lapsit, Rama pa paralajmërim, duke ushtruar terror, po i nxjerr në rrugë. Pa u siguruar ashtu sikurse Kushtetuta garanton dhe Konventa e të Drejtave të Njeriut sanksionon. Duhet që paraprakisht qeveria të marrë masa për sistemimin e të gjithë këtyre banorëve. Askush nuk mund të jetë kundër pojektit, flas për atë fillestar dhe jo këtë të devijuar. Është ndryshuar për arsye klienteliste pas të cilit qëndrojnë miq të ngushtë të Ramës që prej këtij projekti presin fitime marramendëse që ndahen me Ramën dhe qeveritarët. Është një projekt që askush nuk e di çfarë do të bëhet.Plani fillestar vërtet është miratuar kur Basha ka qenë kryetar bashkie, është miratuar dhe nga KRTRSH, por ndryshimet në vijim janë bërë pa u prezantuar dhe pa miratimin e KRTRSH. Në kundërshtim flagrant me ligjin. Pse po ndërhyhet në këtë mënyrë. Është censurë totale.Sensibilizimi për këtë ngjarje është jo ai që duhet. Është një ndërhyrje kriminale, terror mbi burra, gra dhe fëmijë. Është e paprecedentë dhe e patolerueshme.
Sipas Vokshit, banorët e Shkozës jo vetëm u mashtruan nga qeveria për legalizimet, por ajo tha se ndërsa nesër (e enjte 21 shtator ) ishte parashikuar takimi për negociatat me banorët, ndërhyrja ka nisur ditë përpara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shembja-e-banesave-ne-shkoze-vokshi-kriminale-shteti-tu-siguroje-strehim/

Share This Video


Download

  
Report form