Ora News – Durrës, Klosi shpall operacionin mbarëkombëtar për pastrimin e mbeturinave

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Pastrimi i territorit shqiptar ne 300 ditët e para të qeverisë së re mbetet sfida kryesore e ministrisë së Mjedisit.
Ministri Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi lançoi nga Durrësi ne një tryeze me kryetaret e bashkive në vend, fillimin e operacionit mbarëkombëtar, të ndarë në disa faza.
I ngjashëm me mega operacionin e energjisë elektrike kundër vjedhjes për sa i përket masave të ashpra penalizuese, Klosi argumentoi se nisma është e domosdoshme për shkak të një mjedisi të ndotur dhe aspak mikpritës për turistët.
Në katër vjet, tha ai, është bërë shumë, por mbetjet urbane vijojnë të mbeten problem.
Klosi: Ka probleme me grumbullimin, sistemimin e mbetjeve të vjetra. Nuk ka një sistem të qartë të politikave lokale për përmbushjen e politikave kombëtare për riciklimin, edukimin mjedisor apo minimizim e mbetjeve. Landfilldet ekzistuese mbeten një problem i madh.
Mjedisi nuk është zot pa mall, tha Klosi duke shpallur nismën e gjerë për një mjedis më të pastër, si garanci për zhvillimin e turizmit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klosi-shpall-operacionin-mbarekombetar-per-pastrimin-e-mbeturinave/

Share This Video


Download

  
Report form