Aldo Morning Show/ I thote burrit do shkoj te rregulloj floket, zhduket gruaja ne Tirane (20.09.17)

RTV KLAN 2018-05-02

Views 0

Një grua nga Kashari e cila kishte ardhur bashkë me bashkëshortin e saj në Tiranë është zhdukur pa lënë gjurmë. Gazetarja e ?Aldo Morning Shoë?, raporton se çifti kishte një festë familjare në Tiranë dhe gruaja I kishte thënë burrit se do shkonte në parukeri të rregullonte flokët ndërkohë që burri e priste në kafene. Por, pas dy orësh burri I shqetësuar ka shkuar në parukeri, nga ku I kanë thenë se gruaja ishte larguar.
?Një 42-vjeçare I është zhdukur dje nga duart bashkëshortit të saj. Të dy banonin në Kashar dhe kishin ardhur në Tiranë për një festë familjare. Por, pasi kishin zbritur në Tiranë, gruaja i kishte thënë bashkëshortit se do shkonte në parukeri për të rregulluar flokët. Bashkëshorti e kishte pritur në kafe 2 orë dhe më pas kishte shkuar në parukeri ku i kishin thënë se gruaja ishte larguar. Burri ka shkuar në festë dhe më pas është kthyer në shtëpi, por nuk e ka gjetur. Mbrëmë ka lajmëruar të afërmit dhe ka pyetur për të, por nuk e kanë gjetur. Thonë që mund të ketë edhe problem psikologjike?, tha gazetarja.

Share This Video


Download

  
Report form