Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Punonjësit e ministrive që janë shkrirë janë njoftuar zyrtarisht për ristrukturimin. Me anë të një letre drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu, ka njoftuar të gjithë nëpunësit, se për shkak të ndryshimeve në strukturën qeveritare , do të ketë lëvizje ose shkurtime në strukturat e ministrive. Në shkresën zyrtare punonjësve u kërkohet të dorëzojnë diplomat apo kualifikimet të cilat do të përdoren për të vendosur më pas për marrdhënien e punës.
Nis zyrtarisht reformimi i Administratës Publike pas ndryshime të bëra si pasojë e shkurtimit të ministrive dhe drejtorive.
Me anë të një shkrese zyrtare Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu, ka njoftuar të gjithë punonjësit se për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë transferime dhe shkurtime në struktura të ndryshme të ministrive që tashmë janë shkrirë.
Sipas DAP çdo transferim apo shkurtim i vendeve të punës do të bëhet duke zbatuar ligjin ?Për Nëpunësin Civil?.
Në letërn e dërguar punonjësve kërkohet që të dorëzohet çdo dokumentacion në lidhje me edukimin, kualifikimin, masat disiplinore, përvojën e punës dhe vlerësimet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dap-njofton-zyrtarisht-punonjesit-per-transferimet/