Ora News - Xhafaj: E di kush organizon sulmin ndaj meje e çfarë premton

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare
Pjese nga intervista
Sulmet e opozitës për komunizmin
Tare: Ju thatë se keni marrë mbështetje sa herë ju ka sulmuar opozita. Ju dhe miku juaj Gramoz Ruçi keni qenë ndër më të sulmuarit. Keni një shpjegim?
Xhafaj: Nuk është hera e parë. Ka nisur që në periudhën kur ka filluar reforma në drejtësi. Ato kanë qenë sulmet më të egra. Ka qenë një bashkim i disa grupeve interesash politikë dhe njerëzve që vinin nga biznesi për të më sulmuar politikisht por për të ushtruar edhe një lloj presioni ndaj gjithë asaj ndërmarrje të jashtëzakonshme.
Kur ndeshesh me qëndrime apo reagime të kësaj natyre, të cilat janë më shumë të karakterit personal se sa të nevojës për të debatuar apo për të shprehur pikëpamje nuk ndihesh mirë, por ky është realitet i hidhur i politikës shqiptare apo disa njerëzve që e kanë ngritur karrierën e tyre duke hedhur baltë.
Tare: A mund ta ndani për teleshikuesit se cila ka qenë e shkuara juaj në periudhën e komunizmit?
Xhafaj: Kur është ndryshuar sistemi kam qenë 30 vjeç. Kam mbaruar juridikut në 82. Kam punuar disa kohë këshilltar ligjor. Pastaj kam punuar për pak kohë hetues, por jo në Ministrinë e Brendshme. E kam dhënë përgjigje publike.
Në mënyrë kategorike në asnjë rast nuk kam hetuar apo gjykuar çështje të natyrës politike.
Për këtë jam shumë i qetë e i qartë pasi koha si gjyqtar, prokuror, ka qenë e shkurtër.
Jam sot i vetëdijshëm pse ka ndodhur gjithë kjo histori e sajuar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/xhafaj-e-di-kush-organizon-sulmin-ndaj-meje-e-cfare-premton/

Share This Video


Download

  
Report form