Për Reformën Zgjedhore reagoi edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Pas mbledhjes së grupit, Petrit Vasili tha se LSI do të jetë aktive me propozime, për të evituar atë që ai e quan "një tango PS - PD".
"Plaga e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri janë zgjedhje që shiten dhe blihen që rrënuan dhe procesin e fundit zgjedhor të 25 qershorit, ku fjalën e pati blerja e votës, përfshirja e kriminelëve dhe trafikantëve në këtë proces. Së dyti, sistemi zgjedhor shqiptar kanë një tjetër plagë të madhe që është pabarazia e votës, pasi në qarqe të ndryshme, vota peshon ndryshe. Së treti, sistemi zgjedhor shqiptar kanë një plagë tjetër të madhe, atë të bërjes sikur nga të dy forcat politike. Me çfarë është hedhur në tregun politik qëndrimi është pro reformës zgejdhore, mbledhjes sa më parë të komisionit, janë nisma të sinqerta apo të krijuara për fokusin e ditës së radhës, apo për të hequr vëmendjen nga paaftësia për të bërë gjëra për Shqipërinë, një provë a do u kthejë përgjigje plagëve të mësipërme, këtyre çështjeve u duhet dhënë përgjigje sa më parë dhe kjo është një provë sinqeriti. Besoj se koha e tangove PS-PD për rëformën zgjedhore u ka ardhur fundi".
Tv Klan