Ora News - Opozita kërkon shpjegime për shkrirjen e disa ministrive

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komsionet parlamentare kanë nisur sesionin e ri të punimeve.Në mbledhjen e parë të komisionit të Ekonomisë opozita ka ngritur si shqetësim bashkimin e disa ministrive. Nënkryetarja e komisionit Jorida Tabaku ka kërkuar në një seancë të veçantë ministrin Arben Ahmetaj për të sqaruar se si do funksionoj ministria e Financave. Ligji i parë që do të diskutohet në këtë komision është akti normativ për buxhetin 2017.
Opozita ka kërkuar detaje në lidhje me bashkimin e ministrive dhe shkrirjen e disa institucioneve. Në mbledhjen e parë të Komisionit të Ekonomisë nënkryetarja demokrate Jorida Tabaku kërkoi ministrin e Financave, Arben Ahmetaj në një seancë të posaçme për të sqaruar bashkimin e dy ministrive dhe funksionin e drejtorive.
Tabaku: Ne se anëtarë të komisionit të Ekonomisë së opozitës do të kishim nevojë për informacion për këto përgjegjësi për buxhetin, për stafin, për mënyrën si do realizohen, sa janë në përputhje me misionin dhe qëllimin që është ngritur ministria e Financave etj.
Jorida Tabaku u shpreh se në qeverinë e re janë bërë disa ndryshime të cilat do të krijojnë ngërçe.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/opozita-kerkon-shpjegime-per-shkrirjen-e-disa-ministrive/

Share This Video


Download

  
Report form