?Të gjitha akset Kombëtare do të pastrohen nga njësitë tregtare e tabelat e raklamave. Do të keni 15 ditë kohë që t?i hiqni vullnetarisht? është ky ultimatum që ka dhënë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë një inspektimi tek mbikalimi i Shkozetit.
Ministri shtoi se do të hiqen nga rruga të gjitha objektet e paligjshme dhe në përfundim të afatit 15 ditor do të ndërhyhet në terren.
Sipas tij operacioni do të zhvillohet në disa faza dhe do të kërkohet zbatim rigoriz përcaktimeve të Kodit Rrugor.