Ora News – Shkodër, përkujtohet At Zef Pllumi, në 10-vjetorin e vdekjes botohen 8 vepra të plota

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përkujtim të 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të At Zef Pllumit u prezantuan për herë të parë 8 botime të plota, përfshirë edhe librin e tij të famshëm ?Rrno vetem për me tregue? në aktivitetin shkencor të organizuar në Shkodër.
Provinca françeskane ku frati shërbeu gjithë jetën e tij kishte menduar që përmes miqve, bashkëpunëtorëve të padër Zefit dhe studiuesve e shkrimtarëve të botonte edhe disa shkrime të pa publikuara më parë.
At?Aurel Gjerkaj, i cili i qëndroi pranë At?Zef Pllumit deri në momentet e fundit të ndarjes nga jeta, tha se vlerësimi më i madh që mund t?i bëjmë sot atij, është të dimë të jemi shenjë drite në një shoqëri që ka shumë terr.
At?Aurel Gjerkaj: ?Është minimumi që mund të bëjmë, të botojmë veprën e plotë të tij. Është minimumi që mund të bëjmë, të kujtojmë dashurinë, forcën me të cilën padër Zefi i mbrojti gjithmonë bindjet e veta.?
Për drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, At?Zef Pllumbi nuk e ndjente veten mirë pa u botuar të plota veprat e françeskanëve, ku mes të tjerash ka meritën e jashtëzakonshme për veprën e At?Gjergj Fishtës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/perkujtohet-at-zef-pllumi-ne-10-vjetorin-e-vdekjes-botohen-8-vepra-te-plota/

Share This Video


Download

  
Report form