Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi para arkitektëve dhe urbanistëve pjesëmarrës disa nga projektet më të rëndësishme që do të realizohen në kryeqytetin shqiptar.
Veliaj: Pas Pallatit të Kulturës do të ndërtohet stacioni i autobusëve, ku do të jenë të përqendruara në një pikë të vetme të gjitha stacionet që aktualisht janë vendosur rreth zonës së Unazës së Vogël.?Pas Pallatit të Kulturës do të vazhdojmë me stacionin e autobusëve, si një stacion autobusësh që eliminon gjithë stacionet rreth Unazës së Vogël, duke i sjellë në një pikë të vetme. Këtë vit shtuam flotën në mbi 300 autobusë të rinj për gjithë Tiranën dhe aktualisht kemi 25 linja.
Sa i përket zhvillimit të një plani rregullues për Lumin e Lanës, kryebashkiaku sqaroi se aktualisht ka nisur puna për hartimin e një projekti në bashkëpunim dhe me qeverinë japoneze për të eliminuar derdhjen e ujërave të zeza.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-ne-cikago-brenda-5-viteve-ujerat-e-zeza-nuk-do-te-derdhen-me-ne-lane/