Report TV - Bllokimi anijes në Libi, amb.shqiptar:Situata nën kontroll

Report TV 2018-05-02

Views 2

Lidhur me bllokimin e anijes shqiptare në Libi, ka reaguar edhe ambasadori shqiptar në Kajro Eduard Sulo.

I kontaktuar nga Report TV ai shprehet se situata është nënkontroll dhe se marinarët shqiptarë janë në gjendje të sigurt.Ai shtoi se janë në kontakt të vazhdueshem me autoritetet libiane.

?Mësuam lajmin dje paradite për ngjarjen me anijen në pronësi të një kompanie shqiptare, dhe marinarët janë kapur nga autorietet libiane me pretekstin se kanë marrë materiale ndërtime në mënyrë ilegale nga Libia. Ndërëhyrja jonë ishte e menjëhershme dhe ne kemi marrë kontaktet me ambasadën libiane, në mënyrë që të ndërhyjmë për të ditur gjendjen e marinarëve shqiptarë dhe për të kërkuar mbrojtjen e tyre. Theksoj se anija është ankoruar në një port afër Tripolit dhe gjendja marinarëve dhe anijes është e sigurt.Autoritetet po procedojnë me shpejtësi të madhe.Po ndjekim nga afër këtë situate edhe Ministria e Jashtme shqiptare ka ndërhyrë dhe e ka nën kontroll situatën? u shpreh ambasadori Sulo.

Share This Video


Download

  
Report form