Bllokohen në Elbasan 11 mijë euro të dyshuara falso

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 11 mijë eurosh të dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar në Elbasan.
Në kuadër të operacionit ?Këmbyesit? janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre i dënuar më parë për falsifikim monedhash.
Sipas policisë tre personat ?në bashkëpunim me njëri ? tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.?
Menjëherë me marjen e informacionit, policia është vënë në ndjekje të tyre dhe në afërsi të fshatit Gostimë, ata janë ndaluar në mjeti tip ?Peugeot? brenda të cilës janë gjetur 11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara.
Të arrestuarit janë Leone (Luan) Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale ?Falsifikimi i monedhave?
Agron Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike?.
Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.
Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/vendi/bllokohen-ne-elbasan-11-mije-euro-te-dyshuara-falso/

Share This Video


Download

  
Report form