Agron Dalipaj ishte ?personazhi i pazakontë? i emisionit ?Zonë e Lirë? ku denoncoi vjedhjet që bëhen në qendrën albanologjike në Tiranë.
Sipas Dalipajt në kjo është arsyeja se përse në atë institucion nuk mund të kesh akses, pasi bëhen vjedhje të mëdha të së drejtës së autorit.
?Ekziston industria e gjuhës. Ne që merremi me shkencë shpesh përballemi me histori të çuditshme sepse të mbyllen të gjitha dyert. Para disa muajsh mu desh të shkoja në qendrën albanologjike këtu në Tiranë për të marrë disa libra. Kam shkuar dy herë dhe e kam të pamundur të marr libra. Herën e dytë u nervozova pak sepse në çdo vend të europës le pasaportën dhe merr informacioni që të duhet dhe largohesh. Ajo më nxorri një rregullore pa firmë dhe pa vulë, një dokument të paligjshëm. Aty nuk mund të keshë akses sepse aty bëhen vjedhje të mëdha të së drejtës së autorit. Aty mund të marrësh veprën e një personazhi që ka vdekur dhe e boton si tëndën?, tha Dalipaj.