Policia e Bulqizës ka arrestuar në zonën e Zerqanit, 31-vjeçarimn Besmir Sula, i cili ka qënë i shpallur në kërkim nga D.V.P.Tiranë për akuzat vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Gjatë operacionit për kapjen e tij, Sula ka goditur makinën e policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Sula është person me precedent kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve ndaj personit.
Gjithasahtu pas kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte 31-vjeçari Sula, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar dhjetë fishekë pistolete.