Report TV - Alergjitë në rritje në Shqipëri, të prekura moshat 20 deri në 40 vjeç

Report TV 2018-05-02

Views 6

Alergjitë kanë një tendencë në rritje në Shqipëri. Edhe pse mungojnë statistikat e mirëfillta, alergologia Ornela Marko pohon se rastet e pacientëve alergjikë po shtohen pavarërisht periudhave të predispozuara.

Alergologia Marko veçon disa nga shkaktarët alergjik që janë më të pranishëm në stinën e vjeshtës:
?Në vjeshtë faktorët që shkaktojnë alergjitë janë myku, kafshët, pluhurat e shtëpive, akarienet".


Të gjitha këto japin rrudhë, teshtima, skuqje, lotim të syve, mund të japin kollë të thatë të vazhdueshme, persistuese, persona të ndryshëm mund të dëgjojnë edhe fishkëllima.

Alergologia Marko thekson se pacientët alergjikë janë më të shumtë nga zonat urbane:

?Vendet që janë më të ndotura industrialisht, apo dhe nga makina e shumta që qarkullojnë janë më të shumta dhe kanë predispozitë më të madhe për të bërë apo për të patur pacientë më sëmundje alergjike. Janë më afër nditjes së ambienteve, janë më afër, pluhurave, janë më afër ndërtimeve të shumta që po bëhën?, përfundon Alergologia, Ornela Marko.

Share This Video


Download

  
Report form