Tirana do të nisë këtë sezon një aventurë tjetër nga ajo çfarë kishte përjetuar deri tani; Kategorinë e Parë. Bardheblutë do të luajnë ndaj Ilirisë në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, një sfide kjo që sipas trajnerit Ze Maria është hapi i parë drejt rikthimit në Kategorinë Superiore.