Presidenti Ilir Meta vizitoi bazën ushtarake Detare të ?Kepit të Palit? në Durrës ku ndoqi dhe u njoh nga afër me stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike ?Ushtari Eagle 17?.
Presidenti i Republikës u shpreh ?Ishte një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë në këtë stërvitje të përbashkët ?Ushtari Eagle 17?.
Akoma më kënaqësi është që në këtë vizitë, përveç trupave britanike, merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Chief Marshall Peach.
Dua të theksojë kënaqësinë tonë për këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, pasi Britania e Madhe ka një rol të jashtëzakonshëm në aleancën ku ne bëjmë pjesë, në NATO.