Ekspertët e ekonomisë mbajnë qëndrime të ndryshme përsa i përket programit ekonomik të qeverisë.
Olti Rrumbullaku, ekspert ekonomie është optimist për një rritje ekonomike deri në 6% që parashikohet në program brenda vitit 2021, të kundërtën mendon eksperti Ilir Ciko, "Nëse ekonomia do të ketë ndërhyrjen e mundshme nga qeveria dhe sidmos në dy sektorë si turizmi dhe bujqësia, mudn të arrihet rritje 6%.
Ilir Ciko
?Nuk realizohet s?ka burime për ta realizuar. Pastaj në programin kombëtar ekonomik të qeverise është thënë që në 2021 rritja ekonomike shkon deri në 4.6%.
Qëndrime të ndryshme ka edhe përsa u përket paketës 1 miliard Euro.
Olti Rrumbullaku
?Mendoj është një nisje e mirë. Qeveria ka mundësi të investoje deri në 2.5 miliard dollarë?.
Ilir Ciko
"Koha ka treguar që është politike e dështuar. Kanë dështuar me parqet industriale?
Por çfarë u la pa u përfshirë në programin ekonomik?
Ilir Ciko
?Lufta kundër monopoleve?në program s?ka asnjë fjali për këtë. Nuk është trajtuar emigrimi që është çështje madhore. Nuk thuhet se si mund të nxiten qytetarët mos të largohen nga Shqipëria çfarë biznesi mund te bëjnë?
Olti Rrumbullaku
?Mbështetja financiare e sipërmarrjeve te vogla dhe të mesme?.
Ekspertët thonë se për të bërë të mundur uljen graduale të borxhit publik në rreth 60% të PBB-së deri në fund të mandatit është e këshillueshme të këtë një marrëveshje me FMN-në për të patur më shumë garanci./KLAN PLUS