Tifozi i ?çmendur? i kombëtares, Ismail Morina, duket se ka nëj tjetër shpresë për të mos u ekstraduar në Serbi.
Mësohet se në zyrën e ministrit kroat të Drejtësisë, Drazen Boshnjak, ka shkuar dosja e Ismail Morinës për ekstradimin në Serbi.
Dosja ka shkuar në dorë të Boshnjak një ditë më parë, ndërsa duket se fati i Ballistit është tashmë në dorë të tij.
Sipas burimeve për Shqiptarja.com shanset për ekstardim drejt Serbisë janë të pakta, por gjithsesi duhet pritur dy javë për të parë atë që do të vendosë Boshnjak.
Morina u arrestua në Kroaci në bazë të një urdhër-arresti nga Beogradi për ngritjen e e dronit me flamurin ?Autokton? në ndeshjen Shqipëri-Serbi më 14 tetorë të vitit 2014.