Në intervistën e mbrëmjes në Ora N" />
Në intervistën e mbrëmjes në Ora N"/>

Ora News – "S'ka kush ta kontrolloje kryeministrin Edi Rama" - Analiza e Afrim Krasniqit

Ora News Emisione 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Krasniqi thotë se njësimi i mazhorancës me qeverinë bën të pamundur kontrollin dhe llogaridhënien e Kryeministrit.
Krasniqi: Me ndryshimet e reja kushtetuese të gjitha pushtetet shkojnë tek një individ dhe për shkak se partia nuk ka fuqi kontrolluese, grupi parlamentar nuk ka fuqi kontrolluese mbi ekzekutivin dhe mazhoranca është e njësuar me qeverinë, nuk ekzistojnë mekanizma që kontrollojnë Kryeministrin dhe për pasojë nuk ekzistojnë mekanizma që t?i kërkojnë llogari Kryeministrit.
Krasniqi: Eshte e vështirë në mandatin e dytë të bësh reforma
?Është shumë e vështirë në mandatin e dytë të bësh reforma. Zakonisht çdo maxhorancë në Shqipëri e Europë mandatin e parë ka bërë reforma. Mandati i dytë është administrimi i reformave të nisura. Nëse ne shohim programin e qeverisë, shumica e kapitujve nisin bazuar në atë çfarë kemi arritur, duam të realizojmë në vitin e parë, dytë apo të tretë qeverisës. Pra nuk ka risi në atë që quhet reformim tërësor institucional?
Nëse ne i referohemi marrëveshjes së 17-18 majit me opozitën, ku është premtuar reformë kushtetuese, reformë zgjedhore dhe reformë e re në atë që quhet kundër krimit të organizuar dhe kundër kanabisit, dhe korrupsionit, këto elementë nuk i gjejmë në dokumentin zyrtar të programit. I vetmi element nga këto premtime është ai që në 2021 shqiptarët që banojnë jashtë kufijve shqiptarë dhe janë shtetas të Shqipërisë mund të kenë rastin për të votuar. Por dhe kjo ndodh nëse do të ketë një kompromis me opozitën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/marreveshja-rama-basha-ska-rene-deklaratat-ushqim-per-militantet/

Share This Video


Download

  
Report form