Kapen mina me telekomandë, arrestohen dy persona

RTV KLAN 2018-05-02

Views 3

Dy persona janë arrestuar gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës të koduar ?explosion? ku u sekuestruan mina me telekomandë.

Të arrestuarit janë Jurgen Muho 24 vjeç dhe Eraldo Kataroshi 19 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, moskallëzim krimi dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Dy të rinjtë u kapën në rrugën ?Teodor Keko? duke udhëtuar me makinën Volkswagen Polo, që drejtohej nga 24-vjeçari Muho.

Brenda automjetit, policia gjeti një çantë brenda së cilës kishte 3 mina të pajisura me celular Nokia, që përdoreshin për shpërthimin e tyre në distancë.

Dy të arrestuarit akuzohen për mbajtje pa leje të bombave, minave dhe lëndëve plasëse.

Share This Video


Download

  
Report form