Shkolla e Baletit ka tashmë mjedise të rikonstruktuara me kushte moderne. Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur ku brenda dy viteve ka përfunduar rikonstruksioni i Shkollës së Liceut Artistik dhe i Shkollës së Baletit, që janë fidanishte për artistët e rinj.