Report TV - Kukës,2 muaj pa ndihmë ekonomike para borxhë për tekstet e fëmijëve

Report TV 2018-05-02

Views 2

Mungesa e ndihmës ekonomike prej dy muajsh, ka detyruar që shumë familje në Kukës të marrin para borxh për të blerë librat shkollor për fëmijt e tyre.

Shitja e teksteve shkollore ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, pasi shumë nga familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike nuk i kanë parat për t?i blerë librat, ndërsa nuk kanë mundur të gjejnë as para borxh, për këtë arsye shtëpitë botuese të teksteve shkollore e kanë shtyrë kohën e shitjes së tyre deri sa të plotësohen të gjithë nxënësit me libra.

Shkak për mosmarrjen e ndihmës ekonomike është bërë dështimi i mbledhjes së këshillit në Bashkinë e Kukësit

?S?kam lekë, jamë me ndihmë ekonomike, jam pa punë, lekët për libra i kam marrë borxhë. Marrim ndihmë, por ku ti çoj më përpara 50 mijë lekë të vjetra? Jam pa punë nuk kam lekë, kemi dy muaj pa marrë lekët e ndihmës ekonomike. Vajzës në shkollë i tha mësuesja që nuk e praojnë pa libra dhe u detyrova të marr lekë borxhë.?, shprehen disa prindër.

Share This Video


Download

  
Report form