Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Të paktën një person, 28-vjeçari Sokol Kulla ka humbur jetën, pasi makina që drejtonte tip 'Ford Focus' me targa 593 FL ka rënë në lumin Drin tek ura e Bacallakut në Shkodër.
Makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin. Ekspertët janë duke punuar për të zbuluar edhe shkaqet e vërteta të aksidentit, ku duket se shpejtësia ishte shkaku kryesor.