Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paralajmëron koalicion me Partinë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme lokale.
E ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Kryemadhi tha se PD dhe LSI janë në fazën e rakordimit të qëndrimeve në Kuvend dhe për zgjedhjet vendore pas 2 viteve.
"Në prag janë zgjedhjet lokale. Ne do të fillojmë të bisedojmë me forumet tona dhe PD me të vetat, por ka kohë deri në zgjedhjet lokale. Por të fillojmë njeherë legjislaturën e re, për t'u rakorduar mes komisioneve parlamentare dhe përfaqësisë së këtyre grupeve parlamentare në Kuvend. Janë shumë projektligje që do të vijnë, është reforma në drejtësi, projektligje të mbetura pezull, do të vijë buxheti në Parlament. Janë gjëra për të cilat jo vetëm duhet të rakordohesh por duhet edhe një informacion i plotë".
Kryemadhi foli edhe për zgjedhjen e Ruçit ndërsa shtoi se pati ndërhyrje nga PS që të votonin edhe deputetët e LSI.