Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e fshatit Gosë në Rrogozhinë protestuan përpara godinës së Bashkisë me kërkesën e anulimit të vendimit të këshillit bashkiak për ndërtimin e një landfilli në afërsi të fshatit të tyre. Banorët thonë se janë kundër projektit pasi sipas tyre duan që e ardhmja e fëmijëve të jetë e sigurtë dhe jo me helme, pasi landfilli do të mbledhë mbetjet e Rrogozhinës, Divjakës, Lushnjës e Kavajës.
Banor: Kemi marrë vesh se mbi fshatin tonë do bëhet një landfill dhe kemi ardhur për ta vërtetuar. Bashkia nuk jep informacion, ka zëra që thonë se nuk është marrë ky vendim. Të tjerë thonë është që është pyetur dhe komuniteti, janë marrë firma, por kush janë këto nuk e dimë.
Banor: Ne jemi këtu për të protestuar për të drejtën tonë që ne e gjykojmë që është bërë një fatalitet sa i përket shëndetit tonë dhe brezave që vijnë pas nesh. Kemi 10 minuta që kemi ardhur. Asnjë nuk denjon të vijë të shikojë cfarë bëhet këtu. Ka njerëz brenda bashkia? Ku janë këta që ne i kemi zgjedhur, i kemi dhënë votën?
Në mbështetje të banorëve që kërkojnë të mos zbatohet projekti, ka dalë edhe Kryetari i Komisionit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi. Ai e konsideroi fisnike protestën pasi banorët, thotë ai, luftojnë për të ardhmen e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rrogozhine-proteste-kunder-landfilldit-te-mbeturinave/