Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria do të nisë së shpejti fazën e tretë të luftës anti-informalitet. Gjatë prezantimit të programit për 4 vitet e ardhshme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se aksioni do të nisë që në 100 ditët e para. Kreu i qeverisë premtoi rritje ekonomike deri në 5%, 220 mijë vende punë dhe ndryshim rrënjësor të turizmit. Por për kreun e opozitës këto janë premtime boshe, pasi ekonomia shqiptare është shkatërruar.
Në 100 ditët e para të qeverisjes një nga objektivat e qeverisë duket se do të jetë lufta ndaj informalitetit.
Gjatë prezantimit të programit në Kuvend, kryeministri Edi Rama theksoi se aksioni do të vijojë pa ndërprerje për 4 vitet e mandatit, por këtë radhë do të jetë me qasje të re.
Rama: Lufta kundër informalitetit do të hyjë po ashtu në një faqe të re qysh në 100 ditët e para të qeverisjes dhe do të nisë me një ndryshim të ndjeshëm në qasje dhe rezultate, që do të konsolidohet pa ndërprerje për katër vite me rradhë.
Përsa i përket rritjes ekonomike, kreu i qeverisë premtoi se do të kapë shifrën mbi 5% ndërsa premtoi hapjen e 220 mijë vendeve të reja të punës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/nis-faza-e-trete-e-anti-informalitet-rama-rritje-ekonomike-5/