Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një grua rreth moshës 56 vjeç ka gjetur vdekjen.
Gazetarja e Elbasanit raporton se gruaja shkonte çdo ditë tek varri i të birit të cilin e kishte humbur vetëm pak ditë më parë. Mësohet se gruaja ka gjetur vdekjen mbi varrin e të birit si pasojë e një infarkti për shkak të dhimbjes së madhe.