Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për akuzat e opozitës në adresë të kryetarit të ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në rubrikën ?Komunikimi javor? Rama u shpreh se Ruçi është garant i palëkundur i bashkëjetesës mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe pritet të ndryshojë ndjeshëm cilësinë e kuvendit.
?Keqardhje për sulmet e baltës ndaj kryetarit të ri të kuvendit, të cilat janë jehonë e zbrazëtisë së ideve që ka karakterizuar opozitën për vite të tëra. Koha do tregojë ndryshimin e cilësisë në drejtimin e Kuvendit, qe pa dyshim nuk do të jetë më klubi i ligjëratave pa rend dite.?
Me votimin e qeverisë në parlament dhe prezantimin e programit katër-vjeçar, kryeministri bëri publik edhe disa prej vendimeve të para të qeverisë.
?Italia prodhon 1 milion certifikata lindjeje në vit. Po Shqipëria? 4.5 milionë. Me certifikatën do të nisë eliminimi i dhjetëra milionë udhëtimeve, radhëve e kontakteve me sportelet e zyrave të shtetit...Kryeministri u shpreh se ndryshimi i strukturës qeverisëse pritet të shtrihet edhe në nivele të tjera, përmes së cilës sipas tij synohet ulja e korrupsionit dhe rritja e transparencës dhe ajo ekonomike./Tv Klan