Ora News - Meta e dekreton kryeministër, Rama: E falënderoj! Pres të shoh sjelljen e PD

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë.
Dekreti hyn menjëherë në fuqi, ndërsa ditën e hënë më datë 11 shtator në ora 10:00, siç njoftoi kryetari i ri Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri do të shpalosë para deputetëve programin qeverisës.
Rama: Sot ne startuam me drejtimin e ri të Kuvendit dhe ambicia jonë është që Kuvendit t?i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur 4 vjet nga një gjendje kaosi permanente dhe shkelje të rregullores së miratuar me konsensus. E rëndësishme është që në Kuvend ne të sjellim një frymë të re brenda logjikës normale të funksioneve të kundërta, sepse në fund fare jemi këtu për t?u ballafaquar dhe ndeshur për programe dhe vizione të kundërta dhe në fund fare është e rëndësishme është që t?u japim shqiptarëve një shembull pozitiv për ta dhe t?u kursejmë një shfaqje të përjavshme banaliteti.
Rama flet edhe për rrjedhjen e votave nga opozita gjatë votimit për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/meta-e-dekreton-kryeminister-rama-e-falenderoj-per-shpejtesine/

Share This Video


Download

  
Report form