Analisti Artur Zheji ka qenë i ftuar në ?Zonë e Lirë? në puntatën e parë të sezonit të ri.
Zheji analizoi situatën politike në vend duke e krahasuar atë me bletët të cilat i shërbejnë gjithë jetën mbretëreshës dhe jetojnë si skllave. Sipas analistit në Shqipëri tashmë nuk ka zëra kundër, por të gjithë shkojnë pas Ramës duke krijuar sipas tij raportin e njishit me zeron që nuk ka asnjë vlerë, por i rrit vlerën njishit.