Report TV - Ekskluzive/ Gjinushi: Saliu shkatërroi ASH,Rama ta zgjidhë

Report TV 2018-05-02

Views 0

Në mes të një debati të fortë për reformën në Akademinë e Shkencave, Report Tv ka intervistuar politikanin dhe anëtarin e saj, Skënder Gjinushin, i cili shprehet se Akademia është katandisur në këtë gjendje për shkak të asaj që ai e cilëson si ?antireforma e Saliut në vitin 2007?.

Sipas Gjinushit, ?Problemi i akademisë nuk është problem i emrave të veçantë, pasi debati që bëhet është shumë i gjerë dhe shumë i gjatë. Që pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri është hapur një debat, duhet akademia, sduhet akademia dhe sulmet ndaj saj janë shumë mediokër dhe dashakeqe. Sepse nuk debatohet se si ta rivendosim shkencën. Këtu është fjala ça do investojmë për shkencën dhe si do jete hierakia, kush do jenë institucionet, si do bëhet drejtimi dhe promovimi i punimit shkencor në Shqiperi.

Akademiku Gjinushi sqaron për Report Tv, shkaqet që e kanë cuar Akademinë në këtë gjendje ku ndodhet sot, mes një furtune debatesh.

?Pas debateve konstruktive dhe shterpë, pas debateve objektive dhe subjektive, reforma e akadamisë mund të thuhet me dy fjali. Në 2007 është bërë një anti reformë. Reformë anti shkencës, ligjors, kushtetueses, parimeve baze të se drejtës, pasi kërkimi shkencor kalon në plan të dytë. Për pasoje Akademia u bë honorifike dhe tani ska ça të bëjë. Honorifike do të thotë nje bord që mblidhet njëherë në gjashtë muaj ose një herë në vit?, vijon Gjinushi.

Share This Video


Download

  
Report form