Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste se nesër do të votohet kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa në fillim të javës në Kuvend do të paraqitet qeveria e re dhe programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Në fjalën e tij para grupit të PS, Rama u bëri një thirrje edhe demokratëve që të votojnë Gramoz Ruçin, pasi është deputeti më me eksperiencë që do të drejtojë duke hapur një kapitull të ri në jetën parlamentare.
?Nesër për disa këtu nis rishtaz këtë grup të ri që i ka të gjitha cka duhen për t?ia dalë me sukses. Unë ndihem shumë mirë me energjitë të reja dhe jam shpresëplotë se pjesa me përvojë e grupit do të jetë një mbështetje e sigurt për ata që kanë ardhur rishtaz.
Jam i bindur se në atë Kuvend do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare me zgjedhjen e Gramozit, dhe dua ta nënvizoj se Gramozi është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë.