Xhafaj: Zbatimi i reformës do të nisë menjëherë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca do të votojë pa asnjë diskutim në seancën e së enjtes 6 ligjet e reformës në drejtësi, tashmë të miratuara nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Kreu i Komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj, siguroi se me miratimin e projektligjeve ditën e enjte, pas hyrjes në fuqi të tyre, reforma në drejtësi do të nisë zbatimin e saj. Xhafaj konsideroi si pozitiv konsensusin e arritur me demokratët për ligjin e Prokurorisë Speciale. Por tha se tashmë nuk ka kthim pas sa i takon ligjeve të tjera, pjesë të reformës. Pjesë e paketës së reformës në drejtësi, janë edhe mbi 30 projektligje të tjera, të cilat plotësojnë në mënyrë përfundimtare reformën në drejtësi. Kryekomisioneri Xhafaj tha se do të jetë Komisioni i Posaçëm Parlamentar që do t?i marrë ato në shqyrtim.

Share This Video


Download

  
Report form