Abuzuan me të miturën, në pranga bashkëshortet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje shokuese u zbulua këtë mëngjes në qytetin e Fierit, ku Ilmi Hoxhaj dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij. Policia bën me dije se Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren qe kur ajo ishte 6 vjeçe me dijeninë të nënës së saj Selvi Yzeiraj. Vogëlushja në praninë e psikologes ka dëshmuar se, nëna me njerkun e saj, në bashkëpunim me njeri tjetrin e kanë detyruar të miturën të kryejë akte të rënda seksuale. 12-vjecarja tha se nëse refuzonte abuzuesit e rrihnin dhe e linin pa ngrënë. Çifti i bashkëjetuesve jetonte ne periferi të Fierit, ndërsa këto janë pamjet e ambienteve te brendshme të shtëpisë, ku u dyshohet se u abuzua e mitura. Alija, motra e Ilmiut thekson se nuk kishte dëgjuar e, as parë asnjë veprim të turpshëm të bërë nga vëllai i saj. Nga ekspertiza paraprake, është provuar përdhunimi i së miturës, e cila pritet të dërgohet për trajtim në qendër të specializuar në tiranë. Përveç krimit të rëndë, policia gjeti në banesë e çiftit edhe 40 kg kanabis, duke i rënduar së tepërmi pozitat e bashkëjetuesve përballë ligjit.

Share This Video


Download

  
Report form