Bie konsumi, biznesi ne krize - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej me shume se 4 vjetesh flitet për rënie të konsumit dhe te dhenat tregojne se situata po përkeqësohet. Kërkesat për mbylljen e bizneseve janë gjithnjë në rritje, ndersa overdraftet për kategorinë e sipërmarrësve kanë arritur në vlerën e 125 milion dollarëve. Mesatarisht, sipas të dhënave nga qëndra kombëtare e biznesit, çdo muaj mbyllen 400 ndërmarrje, e shumë të tjera janë në faza të mbijetesës. Shpresa Ismaili është një kontabiliste private që punon çdo ditë me njërëz që duan të hapin dhe mbyllin një biznes. Ajo thotë se ka kërkesa të panumërta për të bërë mbylljen e bilanceve. Për ekspertët e gjithë kjo situatë ka një përgjigje tjetër: kriza e hershme e para disa viteve, largimi i një numri të madh të shqiptarëve jashtë dhe rritja e taksave ka ulur kërkesën për konsum. Ata thonë se shpëtimi i vetëm është përmirësimi i klimës së bizneseve dhe rritja e prodhimit dhe eksporteve. Rënia e shitjeve të biznesit ka shqetësuar edhe drejtorinë e tatimeve. Përmes një shkrese që u ka nisur ndërmarrjeve, tatimet paralajmërojnë sërish kontrolle për shkak të rënies së deklarimeve të xhiros që raporton kasa fiskale.

Share This Video


Download

  
Report form