Të tjera lëvizje në qeveri? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta nuk përjashton se dorëheqja e Edmond Haxhinastos mund të pasohet nga të tjera lëvizje nga radhët e ministrave të LSI-së. Për kreun e Kuvendit, njëherësh kryetar i LSI-së, nuk mund të konsiderohet fatkeqësi të mosqenurit ministër. E teksa është caktuar data 22 shtator për votimin e 6 ligjeve të tjera të rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi, Kryeparlamentari i qëndron idesë së bashkëpunimit dhe konsensusit. Në 12-vjetorin e krijimit të Lëvizjes që ai drejton prej ditës së krijimit të saj, Ilir Meta, deklaroi se për LSI, nuk ka rëndësi zgjedhjet politik të vitit të ardhshëm apo rezultati i tyre, aktualisht ai tha se ajo është e përqendruar në ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form