“Të rinjtë po braktisin vendin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ngre shqetësimin se te rinjtë, po braktisin masivisht vendin. Duke iu referuar te dhënave nga raporti i Organizatës Ndërkombëtare te Punës, zedhenesja Ina Zhupa, tha se kryeministri e ka vrare shpresën e shqiptareve.Pas 3 vitesh qeverisje të Edi Ramës, të rinjtë shqiptarë zënë vendin e parë në Europë dhe në botë për dëshirën për të braktisur vendin.Ky raport tronditës bëhet i ditur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.Organiza Ndërkombëtare e Punës, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria.Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur kryesisht nga papunësia e lartë dhe mungesa e shanseve dhe e besimit për të gjetur një punë.Kjo është gjendja ekonomike në Shqipëri, ky është realiteti ku papunësia rritet, besimi tek të rinjtë është goditur, shpresa për të ardhmen është vrarë, ndërsa shtohet cdo ditë pasuria e qeveritarëve që ndajnë e plackisin asetet publike e paratë e shqiptarëve.300 mijë vendet e punës të premtuara nga Edi Rama 3 vjet më parë, jo vetëm janë harruar por mijëra të papunë janë shtruar si pasojë e taksave të larta, pasigurisë, mbylljes së bizneseve, dhe arrogancës së pushtetarëve.Të vetmet vende pune në qeverisjen e Edi Ramës dhe me bekimin e tij janë ato të kultivimit dhe ruajtjes së hashashit për llogari të një grushti banditësh dhe qeveritarësh.

Share This Video


Download

  
Report form