Venezuelë, kërkohet dorëheqja e Nikolas Maduro - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kushtet e vështira ekonomike i kane detyruar qytetaret ne Venezuele te dalin ne protesta kundër presidentit Nicolas Maduro. Gjate tubimit ka patur edhe momente përplasjeje me policinë. Qindra mijëra njerëz, mbështetës te opozitës marshuan ne rrugën e kryeqytetit Karakas per te kërkuar dorëheqjen e kreut te shtetit, qe përveç krizës ekonomike e bëjnë përgjegjës edhe sepse po pengon mbajtjen e nje referendumi, qe do te shkurtonte kohen e qëndrimit te tij ne pushtet. ?Po luftojmë kundër urisë dhe pasigurisë. Qeveria na vjedh, trafikon droge, na rrëmben. Nuk e duam me ketë qeveri, duam te çlirojmë vendin?, deklaroi nje protestues. Por pavarësisht kushteve te vështira dhe mungesës se ushqimeve e ilaçeve, me te cilat përballet popullsia, si dhe nivelin e larte te kriminalitetit ne vend, Maduro akuzon kundërshtaret se po komplotojnë kundër tij.

Share This Video


Download

  
Report form