http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashme qe Parlamenti miratoi ligjin e vetingut, pritet firma e Presidentit dhe botimi ne fletoren zyrtare, qe te nise procesi i kontrollit te te gjithë gjyqtareve e prokuroreve te vendit. Po çfarë parashikon vetingu, i cili edhe nga Komisioni i Venecias është cilësuar si nje zgjidhje radikale? I gjithë procesi parashikohet te zgjasë 9 vjet nëse kemi parasysh edhe kohen qe merr apelimi i çështjeve dhe çdo gjyqtar e prokuror i Shqipërisë, do t?i nënshtrohet kontrollit ne 3 aspekte; se pari do te kontrollohet pasuria; se dyti do te kontrollohen lidhjet me krimin ose siç quhet ndryshe pastërtia e figurës dhe se fundi gjyqtareve dhe prokuroreve, do t?u kontrollohet edhe përgatitja profesionale. Ne momentin qe ligji hyn ne fuqi magjistratët kane 30 dite kohe për te plotësuar nga nje formular per secilin aspekt te kontrollit; dhe vetedeklarimi i nënshtrohet me pas kontrollit. Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ka te drejte qe te shkarkoje nga detyra gjyqtarin ose prokurorin ne rast se ai ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme, kur rezulton se ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar dhe kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.Por nga ana tjetër, ligji u jep mundësi gjyqtareve te japin dorëheqjen, duke i shpëtuar kështu vetingut. Ligji merr parasysh edhe largimet nga sistemi i drejtësisë per shkak te vetingut dhe sanksionon qe shkolla e Magjistraturës duhet te pranoje jashtë radhe per dy vite rresht nga 25 kandidate, ne mënyre qe te mos krijohen boshllëk ne sistem. Te paret qe do t?i nënshtrohen vetingut janë Prokurori i Përgjithshëm dhe anëtaret e Gjykatës se Larte e asaj Kushtetuese, te cilët nese nuk e kalojnë skanerin, do te humbasin vendin e punës.