Mavraj dhe Memushaj ulin euforinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria duhet te leje pas krahëve emocionet qe dhuroi Euro 2016 dhe te vlerësoje ne maksimum një e nga një, ndeshjet eliminatore për Botërorin 2018. Ky ka qene mesazhi i dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të kombëtares kuqezi Mergim Mavraj dhe Ledion Memushaj ne një konference për shtyp, para ndeshjes miqësore te kësaj te mërkure kundër Marokut. Futbollistet e kombëtares shqiptare, ishin te qarte ne atë çka shprehen para medias. Kombëtaren kuqezi e pret një detyre e vështirë ne grupin kualifikues te botërorit dhe eksperienca ne Evropian, duhet te shërbeje si faktor ndihmëses per ekipin nga tani e tutje. Ne te njëjtën linje, madje edhe me i përmbajtur ne deklaratën e tij ishte mesfushori Ledion Memushaj. Mbrojtësi i Kelnit, Mavraj, por edhe kapiteni i Peskares Memushaj janë përfolur ne ditët e fundit si kandidate te mundshëm per te qene pasardhës te Lorik Canes si kapiten i kuqezinjve, por lojtaret e lartpërmendur u shprehen se shiriti, nuk është kurrsesi një çështje tek kuqezinjtë. Shqipëria do te luaje kundër Marokut kete te mërkurën ne orën 20 e 30 ne një test serioz miqësor, per te pare gjendjen e skuadrës para ndeshjes se pare eliminatore me 5 shtator kundër Maqedonisë. Sfida ndaj kombëtares afrikane do te shërbeje edhe si nje test per stadiumin ?Loro Boriçi? te Shkodrës, i cili do te mirëpresë takimin e pare pas rikonstruksionit total nga qeveria shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form