Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Maratonën ?Tirana 2016? akktiviteti sportiv i Bashkisë së Tiranës, mbështetur nga Vodafone Albania morën pjesë 1200 vrapues.
Starti nisi nga Muzeu Historik, vijoj përgjatë rrugës së Durrësit, rrugës ?Dritan Hoxha?, për të përfunduar në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Rinasit. Martona nuk ishte vetëm për sportistët.
Në të morën pjesë autoritete të ndryshme nga Tirana, nga viset shqiptare si kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në vrapim u përfshinë 4 kategori; nxënësit e shkollave të mesme, personat paraplegjikë, vrapimi 10 km dhe vrapimi tjetër me një distancë 21 km për shqiptarët dhe huaj.
Veliaj: Kjo ishte më e vështirë se fushata. Fushata fitohet më kollaj se një maratonë. Nuk e di i sati kam dalë, i 500 apo i 600, por gjithmonë duhet të marrësh pjesë. Sot qyteti është realisht evropian. Të gjithë të huajt që morën pjesë thane se një gjë të tillë nuk e kemi parë në asnjë vend të Ballkanit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/luzia-gega-dhe-ilir-kellezi-fituan-garen-ne-21-km/