Bushati: Progres me “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjate qëndrimit ne SHBA, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pati nje takim me drejtues dhe anëtare te Komitetit Amerikano-Hebre në Nju Jork. Ai foli per reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare per anëtarësimin e vendit në BE, duke u ndalur tek reforma në drejtësi. Bushati theksoi gjithashtu se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s luan rol ne stabilitetin dhe forcimin e sigurisë rajonale dhe vazhdon te japë kontribut të çmuar në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ministri kujtoi edhe kontributin qe shqiptaret dhanë gjate LIIB per shpëtimin e jetëve të hebrenjve. Ai vlerësoi bashkëpunimin politik, parlamentar dhe ekonomik me Izraelin. Drejtues të komunitetit Amerikano-Hebre shprehën angazhimin per forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërkaq, presidenti Nishani gjate qëndrimit ne Nju Jork dekoroi disa personalitete te shquara shqiptaro-amerikane per kontributin e dhëne ne ruajtjen e vlerave te shqiptareve dhe forcimin e raporteve me SHBA.

Share This Video


Download

  
Report form