http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijët kanë pushtuar këtë javë Teatrin Kombëtar. Nuk do të luajnë në Teatrin e Kukullave, sepse këtë fundjavë ata janë vetë aktorët. ?Rozi dhe kopshti i saj magjik? është premiera që zgjoi aq shumë interes sa të zhvillohej nën çatinë e Teatrit Kombëtar. Rozi është vajza që i pret të gjithë të shkojnë në kopshtin e saj plot fruta. Të gjitha frutat e perimet janë miqtë e saj. Kjo shfaqje e mbushur plot mesazhe për fëmijët dhe jo vetëm, fsheh nën perden e skenës emra të njohur të kostumografisë, muzikës e skenarit. Shfaqja ?Rozi dhe kopshti magjik? ka më shumë se tre muaj që përgatitet dhe 23 fëmijët aktorë, balerinë e këngëtarë janë gati të presin një sallë të mbushur me 500 spektatorë sot pasdite. Pasi vendet janë prenotuar të gjitha. Gjithsesi mbeten ende disa vende për shfaqjen e së mërkurës.