Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani reagoi menjëherë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ristani tha se droga ka mbuluar vendin edhe pranë akseve kombëtare, ndërsa akuzoi Ramën dhe Tahirin se fshihen pas raportit të raportit të Guardia Di Finanza.
Ristani: Monitorimi nga ajri tregon se sipërfaqja e mbjellë me drogë në vetëm 17% të territorit që u vrojtua, është 5 herë më e madhe se një vit më parë.
Vetëm për 17 përqind të territorit 5 herë më shumë drogë se vjet. Po në 83 përqind të territorit që nuk u vrojtua dot? Nuk u vrojtuan dot as brigjet e lumenjve dhe zona të tjera përgjatë akseve kombëtare dhe qendrave urbane, ndonëse janë mbushur me drogë si kurrë më parë.
Droga është shtrirë në gjithë vendin dhe ka pushtuar toka edhe pranë akseve kombëtare si në Rinas, apo në zona urbane.
Gënjeshtrat dhe mashtrimet e Ramës dhe Tahirit kanë plasur si tullumbace.
Çdo shqiptar e di se droga ka mbuluar vendin. Por Rama dhe Tahiri, pasi u fshehën dje pas raportit tronditës, dolën dhe rrahën shpatullat e njëri-tjetrit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ristani-rama-tahiri-u-fshehen-pas-raportit-shqiperia-e-mbuluar-nga-droga/