Ora News – Forumi i Gruas Socialiste rinis procesin e riorganizimit

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forumi i Gruas Socialiste ka rinisur procesin e riorganizimit që vjen si nevojë e përshtatjes së strukturave të këtij forumi me ndarjen e re territoriale.
Në këtë kuadër në Korcë dhe Elbasan u mblodh Asambleja e Forumit, ku kryetarja Olta Xhaçka u ndal te respektimi i kuotave gjinore në zgjedhjet e 2017, për të cilën është depozituar një projektligj në Kuvend.
Xhaçka: Si kryetare e Forumit të Gruas Socialiste kam pasur detyrimin të propozoj me mbështetjen e shumë kolegeve tona ndryshimet ligjore për garantimin e përfaqësimit të barbartë gjinor në zgjedhjet e ardhshme në 2017 si një e drejtë që u takon grave dhe vajzave.
Xhaçka nënvizoi nevojën e ndërgjegjësimit të shoqërisë për të mbështetur protagonizmin e gruas në tryezat e vendimmarrjes politike.
Xhaçka: Kontributi i grave në jetën politike duhet të shikohet jo vetëm si një e drejtë, por edhe si një nevojë. Organizimi është i domosdoshëm për cdo strukturë politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/forumi-i-gruas-socialiste-rinis-procesin-e-riorganizimit/

Share This Video


Download

  
Report form