Ora News – Totozani: Të mbyllet burgu i Krujës, s’përmbush standardet

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i Popullit Igli Totozani rekomandon mbylljen e burgut të Krujës, ku aktualisht qëndrojnë të dënuarit për të cilët gjykata ka vendosur mjekim të detyrueshëm.
Sipas Totozanit ky institucion nuk përmbush asnjë standard për trajtimin e kësaj kategorie personash, për të cilët duhet të ngrihet një isntitucion i posaçëm.
Totozani: Këta persona për të cilët shërbimi primar që i duhet ofruar është ai mjekësor i specializuar mbahen në institucione penitenciare, ku kushtet infrastrukturore, mungesat në burime njerëzore me staf të specializuar (mjekë psikiatër, ndihmës mjekë dhe kujdestar) e bëjnë këtë trajtim johuman dhe degradues. Ndaj dhe së fundmi institucioni ynë ka rekomanduar mbylljen IEVP Krujë, si një institucion i cili nuk përmbush standardet për trajtimin e kësaj kategorie personash. Gjithashtu kemi rekomanduar marrjen e masave të menjëhershme për ngritjen e Institucionit të Posacëm Mjekësor.
Deklarat e Totozanit u bë gjatë një tryeze të rrumbullakët të zhvilluar në bashkepunim me OSBE në lidhje mbi situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në institucionet shtetërore gjatë vitit 2015. Në të njejtën linje me Avokatin e Popullit ishte e edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton i cili kërkoi më shumë kujdes për kategiori te denuarish.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/totozani-te-mbyllet-burgu-i-krujes-spermbush-standardet/

Share This Video


Download

  
Report form