Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Vau i Dejës, ku ka takuar dhe bashkëbisëduar më drejtuesit e struktuarave, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha , e vlerësoi kryeministrin Edi Rama si tradhtar të madh të shqipatreve të cilët sic tha ai i ka zhytur në varfëri, krim dhe korrupsion. Basha, tha se ndërsa po vjen përballja me qytetarët, kryeministri ka filluar sërish me mashtrimet e tij për tua hedhur shqiptarëve.
Në kuadër të turit të ri politik, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Vaun e e Dejës. Rama është shkaktari i situtës së rëndë ekonomike dhe sociale në vend, tha Basha, duke vlerësuar kruyministrin si tradhtarin e madh të shqiptarve.
Basha: ?A ka njeri që i ka tradhtuar më shumë shqiptarët sesa Edi Rama që u premtoi 300 mijë vende pune dhe i nisi 200 mijë refugjat? A ka njeri që i ka tradhtuar më shumë shqiptarët se sa Edi Rama që u mori votën për shëndetësi falas dhe e ka katandisur shëndetësinë në gjendje mesjetare? Sepse milionat që duhet të shkojnë për përmirsimin e shërbimit të materniteteve, për ilaçet më bazike, për oksigjenin, i merr Vilma Nushi dhe i ndan në fshehtësi me Edi Ramën dhe me shpurën e tij të korruptuar. A ka tradhti më të madhe se sa të vish në pushtet duke përdorur si kalë beteje ndalimin e importit të mbetjeve dhe në momentin më të parë t?i kthesh kurrizin e të rikthesh mbetjet dhe ata që dje i quajte heronj t?i quash sharlatanë. A ka tradhti më të madhe sesa t?i premtosh popullit se do t?u ulen taksash dhe tua rrisësh taksat? A ka tradhti më të madhe ndaj popullit t?i premtosh se do përmirësosh qeverisjen dhe t?i vesh kriminelët në qafë ? A ka tradhti më të madhe për popullin se sa të marrësh milionat, miliardat e buxhetit që i vjel me taksat e rritura, me faturat e rritura, ti marrësh të gjitha për vete dhe për një grusht biznesmenësh hajdut dhe popullin ta lësh para tre alternativave; varfëri absolute, burg ose emigracion. A ka tradhti më të madhe se sa të skllavërosh popullin tënd me të keqen më të madhe që ka njohur ky vend, që ka njohur jo pak marrëzi, që është mbjellja, kultivimi dhe trafiku i drogës? ?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-ka-tradhtuar-shqiptaret-shkeli-cdo-premtin/