Ora News – Fier, Hipoteka në rrjet me Gjendjen Civile

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lidhja përmes sistemit online e zyrës së hipotekës në Fier me gjendjen civile do t?i jap fund njëherë e mirë mbivendosjes së pronave.
Kreu i hipotekës në Fier, Gani Bendo shpjegon se qytetari mjafton të paraqesë kartën e identitetit dhe përmes ID, programi nxjerr të gjitha të dhënat e tij. Pikërisht dixhitalizimi i të dhënave, nuk do të lejojë më shitjen e pronës në dy apo në shumë persona.
Bendo tha se shumë shpejt hipoteka do të lidhen online dhe me zyrat e tatim- taksave.
Gani Bendo drejtori i ZRPP Fier: Dixhitalizimi në fund të fundit këtë nënkupton që ne të lidhemi me njëri tjetrin dhe informacionet që marrim ti rakordojmë me njëri-tjetrin për shumë arsye edhe për arsye të hetimit pasuror apo synime të tjera që mund të ketë organe kompetente në të ardhmen. Dhe në momentin që operatori në sportel fut numrin e ID automatikisht nga gjendja civile merren të dhënat për personin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-hipoteka-ne-rrjet-me-gjendjen-civile/

Share This Video


Download

  
Report form