Ora News – Tregtia me jashtë rritje gjatë gushtit, rënie me 5.3 % ne 8 muaj

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eksportet shqiptare janë përmirësuar gjatë muajit gusht duke u rritur me 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, por bilanci i 8 muajve të parë të këtij viti mbetet negativ.
Sipas të dhënave të INSTAT, konstatohet se eksportet kanë rënë me 5.3 % për periudhën janar-gusht, duke vënë në pikëpyetje rritjen ekonomike.
Në këtë rënie kanë ndikuar performanca e dobët e grupeve ?minerale, lëndë djegëse dhe energji?, të cilat kane rënë me -3.3%si dhe ?Prodhime druri dhe letre? me -0,3 pikë përqindje, ?Lëkurë dhe artikuj prej tyre? me -0,1 pikë përqindje.
Sipas Qeverisë, rënia e këtyre grupeve lidhet me konjukturat ndërkombëtare dhe renien e çmimeve bazë te mineraleve dhe naftës.
Ekspertët e shohin me shqetësim këtë situatë, pasi eksportet kanë qenë një shtyllë e rëndësishme për ekonominë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/renie-drastike-te-eksporteve-gjate-muajit-gusht/

Share This Video


Download

  
Report form